Botë

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën

27.02.2017 09:17

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, për situatën në Kosovë...

Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor - 15 janar dhe, mes të tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentumit rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.
 
Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.
 
Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë, transmeton REL.
 
Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guteresh, i cili ka marrë detyrën më 1 janar./mia