Botë

Katër viktima nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Kili, ndërsa 1,4 milionë familje mbetën pa ujë të pijshëm

27.02.2017 09:40

Mbi 1,4 milionë familje në kryeqytetin kilian Santjago dje mbetën pa ujë të pijshëm për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut...

Mbi 1,4 milionë familje në kryeqytetin kilian Santjago dje mbetën pa ujë të pijshëm për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, që u derdhën mbi pjesën qendrore të Kilit.
 
Në motin e lig e humbën jetën katër persona, ndërsa shtatë rezultojnë si të zhdukur, transmetuan mediat franceze.
 
Reshjet filluan të shtunën dhe shkaktuan rrëshqitje të masës së dheut dhe derdhje të lumit Mailo, që është burim i ujit për pjesën më të madhe të Santjagos, qytet me popullsi prej 6,5 milionë.
 
Pasi në rrjetin ujësjellësi rrodhi ujë i ndotur, autoritetet vendosën që ta ndërpresin furnizimin me ujë.
 
Ndërprerja e ujit rrezikoi 1.450.000 amvisëri, njoftoi një përfaqësues i qytetit. Ai shtoi se nuk dihet se kur do të mund të ripërtërihet furnizimi me ujë të pijshëm, për shkak se lumi Mailo edhe më tej është i mbushur me baltë./mia