Maqedoni
Niveli i Liqenit të Ohrit katër centimetra mbi minimumin e lejuar
27.02.2017 12:17
Niveli i liqenit të Ohrit është katër centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa Liqeni i Dojranit ka edhe 24 centimetra...

Niveli i liqenit të Ohrit është katër centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa Liqeni i Dojranit ka edhe 24 centimetra deri në nivelin maksimal të ujit, kumtoi DPHM.
Siç tregon gjendja javore hidrologjike, niveli i lumit Drini i Zi në Lozhan është larg nën mesataren për muajin shkurt. Lëviz midis 19 dhe 27 centimetra për dallim nga mesatarja e shkurtit i cili arrin 123 centimetra.
Nën mesataren janë edhe nivelet e Pçinja në Banjën e Katllanovës, Kriva Reja në Kriva Pallankë, Bregallnica në Shtip, Strumica në Sushevë dhe Lumi i Zi në Novaci.
Lumi Vardar, megjithatë, në Jegunovc shënon nivel të ujit diçka mbi mesataren për muajin shkurt./mia
