Botë

Zjarr në qendrën e azilkërkuesve, 20 të plagosur në Suedi

27.02.2017 12:50

Rreth 20 persona janë lënduar prej zjarrit që shpërtheu në një qendër azilkërkuesish në Suedi...

Dy emigrantë u dërguan në spital me plagë të rënda, pasi u hodhën nga dritaret e godinës për t’i shpëtuar ferrit të flakëve.
 
Ngjarja ndodhi në qytetin e Vanersborgut, në juglindje të vendit. Autoritetet lokale kane nisur një hetim mbi shkaqet e zjarrit që detyroi evakuimin e 158 personave në total, një pjesë e të cilëve patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.
 
Në Gjermani, ndërkohë, ka një shtim të ndjeshëm të krimeve nga urrejtja. Gjatë 2016-tës, llogaritet të ketë pasur mesatarisht 10 sulme ndaj azilkërkuesve në këtë vend. 560 persona janë plagosur për shkak të dhunës së kësaj natyre, përfshirë 43 fëmijë.
 
Në tre të katërtat e rasteve janë shënjestruar emigrantë që ishin jashtë qendrave të akomodimit, ndërsa gati 1.000 sulme kanë ndodhur mbi godinat qe strehonin të ardhurit.