Maqedoni
Projekte të reja, për nxitjen e zhvillimit lokal dhe rajonal
27.02.2017 16:05
Ministria për vetëqeverisje lokale me 300 mijë dollarë shtesë për vitin 2017-të, në bashkëpunim me UNDP-në, do të realizojë projekte për nxitjen e zhvillimit lokal dhe regjional...

Kjo u vendos në takimin e sotëm të Komitetit menaxhues të projektit “Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet në nivel lokal” nga ana e ministres për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi, zëvendës përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së Narine Sahakjan dhe anëtarët e tjerë të trupit menaxhues.
Ministria për vetëqeverisje lokale në pëlqim me Programin për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2015-2020 dhe aktivitetet e parashikuara në Planin aksional si dhe Planin akcional për implementimin e Strategjisë për zhvillim regjional, në bashkëpunim me UNDP-në do ti realizojë aktivitetet për vendosjen e sistemit elektronik për rregullore lokale, përmirësimin e kushteve për vendosjen e shërbimeve elektronike, nxitjen financiare për bashkëpunim ndërkomunal, vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal për efikasitet energjetik në dy regjione planorëe sipas shembullit të regjionit planorë të Vardarit, forcimin e kapaciteteve të Qendrave për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, krijimin e kushteve për krijimin e parkut teknologjik regjional, hartimin e potencialeve për zhvillim të turizmit rural dhe përgatitjen e regjistrave për turizëm rural në katër regjionet më të pazhvilluara planore,përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte infrastrukturore në së paku katër regjione më pak të zhvilluara, në atë të Pellagonisë, Lindorë, Juglindorë dhe regjionin planorë të Shkupit,përkrahje për implementimin e Planit akcional të Programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe decentralizim.
Projekti me UNDP-në është zbatuar nga viti 2014 deri në fund të vitit 2016, nëpër komuna është zbatuar një total prej 839,449 dollarë amerikanë. Në kuadër të projektit janë realizuar një numër i madh i projekteve konkrete nëpër komuna dhe në tetë regjionet planore.
