Maqedoni

Këshilli penal i jep të drejtë PPS-së: Bastisja në shtëpinë e Grujovskit është ligjore

27.02.2017 17:20

Këshilli penal vendosi se bastisja në shtëpinë e ish-eprorit të Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoskit...

Këshilli penal vendosi se bastisja në shtëpinë e ish-eprorit të Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoskit, ka qenë në korniza ligjore, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale, e cila thotë se nuk ka asnjë pengesë që të përdoren dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit në shtëpinë e Grujevskit.
 
Gjykata nuk dëshironte të merrte parasysh këto dëshmi me arsyetimin se bastisja është bërë përderisa i dyshuari ka qenë në paraburgim. 
 
Goran Grujovski është një ndër 7 të akuzuarit në rastin “Fortesa 1”, të hapur nga PPS, në të cilin akuzohet për shkatërrim të sistemeve për përgjim edhe në lëndën “Fortesa 2”, dhe për falsifikim të dokumenteve  zyrtare, me të cilat është mbuluar shkatërrimi i sistemeve për ndjekje të komunikimeve.
 
“I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. E gjithë kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin “Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”,- thanë nga PPS gjatë arsyetimit të të akuzave.
 
GAZMEND REXHEPI