Qeveria e re, sërish protesta kundër koalicionit LSDM-BDI

27.02.2017 18:58

Një grup qytetarësh sërish po mbajnë protesta....

Një grup qytetarësh sërish po mbajnë protesta, përmes të cilave kundërshtojnë qeverisjen e LSDM-së me partitë shqiptare.

Thirrja për këto kërkesa është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe organizohet nën moton “Vijat e kuqe i kaluat, por jo edhe vijat kuq e verdhë”, duke aluduar në flamurin shtetëror dhe simbolin e VMRO–DPMNE-së.

Në këtë thirrje thuhet se ka ardhur momenti i ngritjes së zërit për një Maqedoni të përbashkët, të lirë në të gjitha sferat e jetës për të gjithë qytetarët.