Shërbimi i ri elektronik i Kadastrës, qasje e lirë në të gjitha planet urbanistike
Qytetarët dhe komuniteti afarist prej sot mund të kenë qasje në planet urbanistike....

Qytetarët dhe komuniteti afarist prej sot mund të kenë qasje në planet urbanistike në tërë territorin e shtetit përmes gjeoportalit të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, përmes sistemit të ri elektronik.
Në gjeoportalin e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive prej sot secili qytetar mund të shohë se çka ka në parcelën e tij ndërtimore dhe çka është paraparë të ndërtohet në parcelën e tij dhe në fqinjësi, ndërsa kompanitë e biznesit mund të shohin se cila tokë e lirë përputhet me të dhënat nga Kadastra për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Shërbimi i ri i Kadastrës do të ketë ndikim në punën e kompanive ndërtimore dhe tek njerëzit, sepse do të ketë transparencë dhe numër më të madh informatash në dispozicion.
Për momentin në Regjistrin e tokës ndërtimore janë publikuar mbi 1.000 plane urbanistike.
