Vendimi për dënimin e prokuroreve speciale, Janeva dhe Fetai dorëzojnë ankesë

27.02.2017 19:39

Prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai....

Prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, sot kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të Gjykatës për gjoba me para, kumtojnë nga Prokuroria Publike Speciale.

“Vlerësojmë se vendimi është i paligjshëm, kështu që ne e kemi përdorur të drejtën për të apeluar”,- njofton PPS.

Kundër gjyqtarëve, Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska, deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve PPS i ka dorëzuar iniciativa-paraqitjeje për vërtetimin joprofesionial dhe jobazik për kryerjen e funksionit gjyqësor.

Nga PPS theksojnë se me këtë rast duan të tregojnë bashkëpunim të pamjaftueshëm të Shoqatës së Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë me Prokurorinë Publike Special.