Ambasada e ShBA-ve: Partitë të respektojnë proceset dhe institucionet
Ambasada e ShBA-ve në Shkup porosit partitë të respektojnë proceset dhe institucionet demokratike.

Ambasada e ShBA-ve në Shkup porosit partitë të respektojnë proceset dhe institucionet demokratike.
Nga kjo Ambasadë mbështesin qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn, në lidhje me formimin e qeverisë.
“Të gjitha partitë duhet të respektojnë proceset dhe institucionet demokratike dhe të përqendrohen në angazhimin e tyre të përbashkët – për të zbatuar reformat kyçe. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do të avancohet në objektivat e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian, diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin gjatë kohë. Kjo është në përputhje me deklaratat tona të mëparshme dhe deklarata e ambasadorit Bailey në intervistën për televizionin “Sitel” më 18 shkurt”,- thonë nga Ambasada amerikane.
