Bejta: Nënshkrimet u deponuan, qeveria e re sa më shpejtë
Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, thotë se partitë shqiptare....

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, thotë se partitë shqiptare deponuan nënshkrimet e tyre dhe tashmë presin rrjedhën e procedurave.
Por, ai thotë se qeveria e re duhet të formohet shpejt, në mënyrë që vendi të ecë përpara. Sipas tij, është koha e duhur edhe që parlamenti të ketë një kryetar .
“Ne do të veprojmë në interes të shumicës së qytetarëve të RM-së dhe dëshira e tyre është që sa më shpejt të kemi qeveri funksionale dhe vendi të ecë përpara për një ardhmëri më të mirë. Deponomi i nënshkrimeve nga BDI dhe partitë e tjera shqiptare është bërë dhe tani duhet të bëhen procedurat e tjera në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën. Është koha që edhe kryetari i Parlamentit të jetë nga radhët e etnitetit shqiptar”,- tha nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.
