Përmbytjet në Kili, 4 milionë banorë pa ujë të pijshëm

27.02.2017 20:34

Shirat e furishëm dhe rrëshqitjet e dheut në Kili....

Shirat e furishëm dhe rrëshqitjet e dheut në Kili kanë kontaminuar një lum të madh, duke detyruar autoritetet të ndërpresin ujin e pijshëm për katër milionë banorë në kryeqytetin Santiago.

Furnizimet me ujë nga lumi Maipo do të ndërpriten për pjesën më të madhe të qytetit, derisa të rrjedhë ujë i pastër në 1.4 milionë shtëpitë e zonës.

Ata kanë ngritur stacione emergjente në qytet, ku njerëzit mund të mbushin ujë. Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave, restoranteve dhe bizneseve.