Botë

Tërmet e goditi Japoninë Verilindore në rajonin e Fukushimës

28.02.2017 11:47

Një tërmet me intensitet prej 5,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit e goditi sot Japoninë Verilindore...

Një tërmet me intensitet prej 5,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit e goditi sot Japoninë Verilindore, në afërsi të centralit qendror "Fukushma", njoftoi Instituti japonez gjeofizik. 
 
Nuk ekziston rrezik nga cunamet. Tërmeti ndodhi në orën 16:49 minuta sipas kohës lokale në gjirin e Fukushimës, i cili është ndjerë edhe në Tokio. 
 
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, të shkaktuar nga tërmeti edhe me qëllim të kontrollit të linjave hekurudhore, u ndaluan trenat super të shpejtë. 
 
Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale.
 
Në Centralin bërthamor "Fukushima" nuk janë regjistruar anomali si rezultat i tërmetit./mia