Botë

Rajoni përballet me mot të lig

16.05.2014 19:59

Dramë e vërtetë njerëzore është duke ndodhur nëpër shumë rajone të Serbisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë...

Dramë e vërtetë  njerëzore është duke ndodhur nëpër shumë  rajone të Serbisë,  Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë,  si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet  të dendura të shiut. Mobilizimi  i ekipeve shpëtuese, zjarrfikëse si dhe ekipeve shtesë që kanë arritur nëpër zonat e e përmbytura vazhdojnë ti shpëtojnë njerëzit e mbetur.
 
Deri  tani raportohet për 4 të vdekur  dhe qindra të tjerë të evakuuar dhe të mbetur pa kulm mbi kokë .  Si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut që tashmë 48 orë  nuk kanë të ndalur,  ka  filluar që në  shum zona të Serbisë  të ketë edhe  rrëshqitjet e tokës . Nëpër lagje të tëra  mund të kalohet vetëm me varka ndërsa  njerëzit po qëndrojnë nëpër kulme të shtëpisë dhe prresin që dikush ti evakuojë.
 
“Aty e kisha shtëpinë, u përmbyt nga uji,kisha dhe kafshë  shtëpiake, dhe tani kam mbetur pa asgj”, thote nje qytetare ndersa nje tjeter shprehet “thash shokut tim një gjë….më thir dhe qan,  edhe për mua është shum vështirë ta dëgjoj  atë  për cfar  katastrofe  më flet , e di se cfar po ndodh me vendin tim dhe në cfar gjendje të vështirë janë edhe  rajone të tjera”.
 
Nderkohe nje qytetare i Bosnjes shprehet, “dëm, dëm i madh. gjithcka morri uji. dhe kjo që ka mbetur duhet teë hudhet, ska mbetur agjë prej kësaj”, ndersa nje tjeter thote “kjo është hera dytë në jëtën time që mbetem pa asgjë”.
 
Qeveria serbe  ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit për shkak të përmbytjeve, me c’rast janë evakuar rreth 6000 persona.  Përmes një letre dërguar qeverisë ruse, Komisionit Europian dhe qeverisë sllovene, i ka kërkuar ndihmë humanitare dhe teknike pas pasojave rrënuese që kanë lënë pas përmbytjet. 
 
"Jam i vetëdijshëm për situatën e rëndë në rajonin e Serbisë.  Kërkoj nga kryetarët e komunave që të ndalen së ankuarit ngaqë e kemi ripërtrirë vendin në situata edhe më të rënda. U bëj thirrje qytetatëve t’ju shmangen lëvizjeve dhe të qëndrojnë në shtëpi", thote Aleksadar Vuçiq - Kryeminstër i Sebisë.
 
Edhe Kroacia nuk i ka shpëtuar  ndryshimeve klimatike në Ballkan. Rënia e temperaturave që përfshiu rajonin, solli dëborën e majit në Kroaci.  
 
Borë ka rënë në Gorski Kotar, Kroacinë Veriore, kurse gjatë natës ka rënë edhe në autostradat në këtë pjesë të vendit. Kufiri i dëborës u lëshua deri në 700 metra të lartësisë mbidetare. Nga ana tje Sllovenia raportohet të jetë goditur nga erëra të fuqishme. Ndërkaq metereologët thonë se parashiket shohin gjendje më të rëndë gjatë vikendit
 
MERITA GASHI