Botë
Kaliforni, avioni rrëzohet, dhjetëra shtëpi në flakë, ka viktima
28.02.2017 12:03
Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy janë plagosur pasi një avion “Cessna 310” u rrëzua në një lagje...

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy janë plagosur pasi një avion “Cessna 310” u rrëzua në një lagje, ne lindje të Aeroportit “Riverside” në Kaliforni, duke u vënë zjarrin dhjetëra shtëpive.
Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti, tha Administrata Federale e Aviacionit.
60 zjarrfikës janë ende në kërkim për të paktën dy persona të tjerë që mendohet të kenë humbur nëpër shtëpitë e shkatërruara nga aksidentin tragjik.
Avioni i vogël gjashtëvendesh ishte rrugës për San Jose, Kaliforni, kur u rrëzua në një lagje rezidenciale.
