Maqedoni

Komiteti i punëve të jashtme i PE-së e miratoi rezolutën për Maqedoninë

28.02.2017 12:16

Me 54 vota "pro" dhe vetëm tetë "kundër", Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Europian sot e miratoi Propozim-rezolutën...

Me 54 vota "pro" dhe vetëm tetë "kundër", Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Europian sot e miratoi Propozim-rezolutën për përparim të Republikës së Maqedonisë në integrimet europiane në vitin 2016.
 
Eurodeputetët paraprakisht harmonizuan 28 amendamente me kompromis nga gjithsej 318-të të parashtruara dhe sot të gjithë i kanë miratuar, ndërsa në to janë përmbajtur edhe termet "Maqedoni", "maqedonas" dhe të ngjashme, por gjithashtu edhe parashikim se shteti i Maqedonisë do të bëhet me Qeveri të re dhe kështu kërkohet "tranzicion transparent".
 
Parlamenti Europian me këtë Rezolutë e konfirmon rekomandimin e tetë pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, por me kusht të realizimit në tërësi të Marrëveshjes së Përzhinës dhe prioritetet urgjente reformuese të Komisionit Europian.
 
Në lidhje me reformat e pritura të BE-së në lidhje me gjyqësinë, administrata publike, të drejtat themelore, marrëdhëniet e mira fqinjësore, mediat dhe punësimet e të rinjve, insistohet edhe në kontrollin e Marrëveshjes së Ohrit.
 
Për hapjen e negociatave inkuadruese për Maqedoninë me Bashkimin Europian, në vend "pa kusht", siç është kërkuar paraprakisht, tani me amendament me kompromis të Rezolutës "hapja e negociatave për anëtarësim duhet të garantohet pas realizimit të kushteve të nevojshme".
 
Si duket, më i çuditshëm është amendamenti i tetë me kompromis, i cili sot u miratua dhe me të cilin eurodeputetët presin "formim të Qeverisë së re, stabile dhe përgjegjëse dhe tranzicion transparent, në pajtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore dhe procedurat".
 
Kjo do të thotë se Parlamenti Europiane paraprakisht është në dijeni që me këtë Rezolutë në Maqedoni do të ketë ndryshim të pushtetit dhe kërkon tranzicion transparent. 
 
Përndryshe, më datën 14 të këtij muaji, në PE, në Strasburg, gjithë përbërja e Europarlamentit do ta miratojë zyrtarisht Rezolutën në seancë plenare.
 
Rezolutat e Europarlamentit për të gjithë shtetet nuk kanë veprim juridik, por janë vetëm këshilldhënëse dhe mundet, por nuk duhet të merren parasysh nga institucionet e tjera të BE-së dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.