Botë

Vdekja e Kim Jong-nam, dy gra përballen me akuzën e vrasjes

28.02.2017 12:33

Dy gra të cilat akuzohen se janë të implikuara për vrasjen e gjysmëvëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam...

Dy gra të cilat akuzohen se janë të implikuara për vrasjen e gjysmëvëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam, do të përballen me akuzën e vrasjes.

Prokurori i Përgjithshëm, Mohamed Apandi Ali, tha se gratë janë nga Indonezia dhe Vietnami dhe se ato mund të përballen me vdekje nëse shpallen fajtore.

Dyshohet se dy gratë kanë vrarë Kim Jong-nam me një kimikat helmues në aeroportin e Malajzisë.

Prokurori tha se ato do të dënohen nga gjykata sipas nenit 302 të Kodit penal.