Sulmi i Berlinit, policia gjermane bastis ndërtesa e xhami
Policia gjermane ka zhvilluar kontolle në më shumë se 20 prona në kryeqytet...

Policia gjermane ka zhvilluar kontolle në më shumë se 20 prona në kryeqytet të martën në lidhje me xhaminë që frekuentohej nga tuniziani Amir , autor i sulmit të Berlinit që vrau 12 persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë në sulmin në tregun e Krishtlindjeve.
Rreth 450 oficerë kanë bastisur apartamente, 2 kompani dhe 6 qeli burgu të dyshuara për lidhje me organizatën e ashtquajtur “Fussilet 33 E.V.”, e cila drejtonte xhaminë.
Më 31 janar policia gjermane arrestoi tre burra të dyshuar për lidhje të ngushta me militantët e Shtetit Islamik dhe që kishin planifikuar të udhetonin në Lindjen e Mesme për tu bashkuar me ekstremistët.
Të arrestuarit ishin frekuentues të xhamisë në rrethin Moabit të Berlinit, e njëjta që mendohet se frekuentonte Amri.
Një ditë më parë 5 studentë italianë, numrat ë të cilëve u gjendën në celualin e autorit të sulmit, dëshmuan se e njihnin Amri si shpërndarës droge.
Amri kishte 14 identitete të ndryshme dhe kishte qenë nën fenerët e agjentëve të inteligjencës gjermane.
Më 21 shtator shërbimet sekrete pushuan së kërkuari Amri duke mos e konsideruar më një kërcënim terrorist. Amri u vra rastësisht nga policia ne Milano, dy ditë pas ngjarjes që tronditi Gjermaninë.
