Maqedoni

Pjesë të më shumë komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

28.02.2017 15:27

Shfrytëzuesit nga fshatrat Ajvatovc, Bunarxhik dhe Kadino në komunën e Ilindenit nesër prej orës 6:15 deri në orën 7:30 do të mbeten pa energji elektrike...

Në periudhën prej orës 6:30 deri në orën 8:30 pa energji elektrike do të jetë kompleksi i fakulteteve të Universitetit "Sh. Cirili dhe Metodi" - Shkup, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 9:30 shfrytëzuesit e rrugës "Samoillova" nr 150 në komunën Qendër.
 
Pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Banica" në komunën e Kisela Vodës dhe shfrytëzuesit e rrugës "Luka Gerov" nënrrugët nr. 8,10,12 dhe 18 në komunën e Gjorçe Petrovit.
 
Prej orës 9 deri në orën 10 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardi "Todor Aleksandrov", një pjesë nga "Tasino çeshmiçe" deri në shf "Koço Racin" ndërsa prej orës 9 deri në orën 11 shfrytëzuesit e fshatit Nerez i Epërm, objekti i Shtëpisë "Dare Bombol dhe teleferiku - Vodno e Mesme - Kryqi Mijëvjeçar.
 
Në periudhën kohore prej orës 9 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Partenie Zografski" nr. 44, 26 dhe 48, shfrytëzuesit nga bulevardi "Todor Aleksandrov" nr. 5, 7 dhe 9 në komunën Qendër, ndërsa prej orës 9 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Pellagonia", "Zlletovska", "Bërsajçka buna" dhe "Nov Zhivot" në komunën e Shuto Orizarit.
 
Siç njofton QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektrik./Mia