Maqedoni

Ndarja e partisë nga shteti, ekspertët: Ligje ka, mungon zbatimi dhe dënimi

28.02.2017 17:04

Ligjet e vendit e rregullojnë ndarjen e administratës nga partia, por zbatimi i tyre në praktikë ngec...

Ky është konstatimi i profesorëve universitarë, Ana Pavllova Daneva dhe Lubomir Frçkovski, të cilët morën pjesë në një debat mbi zbatimin e ligjeve amerikane që e rregullojnë këtë çështje. 
 
“Mungojnë dënime më të ashpra, për shembull te ne është vetëm në nivel të masave disiplinore, që është edhe në të gjithë botën, por si duket ato masa disiplinore nuk kanë ndikim. Çfarë do të thotë për një ministër dhe para së gjithash një përfaqësues partie nëse dënohet me 1 mijë apo 2 mijë euro, partia atë do ta paguajë, mungon  përgjegjësi penale”,- deklaroi profesoresha universitare, Ana Pavllova-Daneva.
 
“Problem është vullneti politik i strukturës dhe qeverisë së re, që definitivisht t’i vendosë barrierat e një pavarësie gjyqësore dhe relativisht administratë të pavarur. Këtu as dënimet as debatet nuk ndihmojnë nëse mungon vullneti politik për to”,- tha profesori universitar, Lubomir Frçkovski.
 
Me rëndësi është që ligji t’i sigurojë qytetarëve se mund të marrin shërbime administrative pavarësisht nga përcaktim i tyre politik. E kundërta e kësaj përbën shkelje të rëndë të ligjit, tha shefja e këtij Ligji në administratën amerikane, Ana Galindo. 
 
“Ka raste kur një drejtues iu kërkon të punësuarve të kryejnë detyra politike, të paguajnë kontribute, të marrin pjesë nëpër mitingje partiake, apo duke u treguar se si të votojnë. Gjëra të tilla janë shkelje e rëndë e ligjeve. Me rëndësi është që ligji t’i sigurojë qytetarëve se mund t’i marrin shërbimet administrative pa u preokupuar se do të marrin më pak shërbime për shkak të përcaktimit të tyre politik”,- u shpreh shefja e “Hatch Act”, Ana Galindo Marrone.
 
Ngecja e zbatimit të ligjit ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe përgjegjësisë penale, u shprehën pjesëmarrësit vendor në debat.
 
NAIM RAMADANI