Vajgel: Rezoluta porosi e qartë, formoni sa më shpejt qeverinë e re

28.02.2017 17:21

Raportuesi, Ivo Vajgel, thotë se rezoluta e miratuar është porosi....

Raportuesi, Ivo Vajgel, thotë se rezoluta e miratuar është porosi e qartë për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re, që do të fokusohej në projektin madhor nacional, integrimin euroatlantik të vendit.

“Ne këtu presim që Maqedonia të gjejë ndonjë qasje të re politike, qasje inkluzive, sepse qasja drejt integrimeve euroatlantike do të jetë një projekt kombëtar në të cilin do të marrin pjesë edhe fituesit, edhe ata të cilët nuk fituan, si edhe ata të cilët do ta formojnë qeverinë, edhe ata që nuk mundën ta formojnë të njëjtën”,- deklaroi raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgel. 

ERSAN PAJAZITI