Maqedoni

Ahmeti: BDI krenare para popullit shqiptarë

16.05.2014 20:34

Ne para shqiptarëve kemi dalë me krenari me idenë për antarsim në NATO dhe BE...

Ne para shqiptarëve kemi dalë me krenari me idenë për antarsim në NATO dhe BE dhe me integrimin e vendit në BE do të hiqen kufijtë e rajonit.
 
Kështu u shpreh lideri i BDI Ali Ahmeti, në kremtimin e fitores së BDI-së në zgjedhjet e 27 prillit në Çair të Shkupit. Ai tha se politika është etikë dhe moral, duke shtuar se e njejta bëhet me zemrën zjartë dhe kokën e ftohtë.
 
Ai më tej tha se programi politik i BDI-së është përgjegjësi e madhe, pasi që në të njetin janë përfshirë të gjitha projektet që përmisojnë mirqenien sociale dhe ekonomike të çdo  vendbanimi shqiptarë. Sipas Ahmetit, shqiptarët e Maqedonisë janë element shtet formues  dhe të barabartë  me të gjithë qytetarët tjerë, duke shtuar se këto ideale dita ditës janë duke materializuar. 
 
“Në asnjë betejë nuk kemi njohur as mposhtjen e as dështimin e as frigën dhe nuk do t’i njohim se jemi shumë të sigurtë  në qëllimet tona. Ne jemi të sigurtë shumë se ato të cilët ne i kemi thënë dhe do i bëjmë dhe çdo gjë e shkruar ka buruar nga zemra e çdo shqiptari, pasi që kemi dëgjuar të gjithë shteresat e njerzive. “Për t’i bërë ditët më të mira ne para shqiptarëve kemi dalë me krenari, që ky vend të jetë në NATO të jetë në BE, kështu do kemi edhe siguri më të madhe edhe te investitorët dhe ata vendorë. Ne kërkojmë që sa më parë të jemi në BE që të hiqen kufijtë në rajonë dhe kjo është e ardhmja e pupullit”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.   
 
Nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti me këtë rast tha se më herët e akuzuan BDI-në dhe Ali Ahmetin se shiti Kërçovën, por ja edhe Kërcova u fitu edhe Fakulteti i USHT funksionon në Kumanovë. 
 
“Ne jemi përcaktu për një mision të shenjetë për gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë, që vendi të futet në NATO dhe BE dhe kështu përcaktojmë dhe vlersojmë se mund t’i kontribojmë prespektivës së vendit. Ky është mision që e kemi venë si obligim para vetes deri në fund të vitit duke mos i haruar projektet tjera kombtare dhe reformat politike të BDI-së. Në vitin 2009 u spostu Komuna e Kërçovës për fakultetet e USHT-së në Kumanovë që i shërbejnë Preshevës dhe  Medvegjës  edhe atëherë kishte analistë dhe publicist të cilët thonin se Ali Ahmeti e shiti Kërçovën, këtë e përkujtojë që tash t’i nënvizojmë se kush janë të njetit që e thonë të njejtën për çëshgtjen e NATO-s, kur të ndodhë çështja e NATO-s si Kërçova ta shohim se çka do të thonë ata dhe ku do jenë ata, do të heshtin”, shprehet nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti. 
 
Në emër të degës së BDI-së Cairë, Shefi i shtabit zgjedhorë Bekimi Neziri, faliminderoi të gjithë votuesit dhe strukturat partiake për mbështetjen e dhënë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare. 
 
AFRIM TANALLARI