OSBE publikon raportin për zgjedhjet

28.02.2017 19:19

OSBE/ODIHR e ka publikuar raportin final për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.....

OSBE/ODIHR e ka publikuar raportin final për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Në raport thuhet se këto zgjedhje ishin test për funksionimin e institucioneve demokratike, të cilave iu paraprinte kriza politike.

Një pjesë e tyre kanë të bëjnë me shqyrtimin e Listës zgjedhore, rritjen e transparencës dhe efikasitetin e punës së KShZ-së, kontrollit të rregullt të Listës zgjedhore dhe intervenimit të shpejtë në rastet kur votuesit nuk gjenden në Listë dhe nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Në raport janë nënvizuar një sërë vërejtjesh, disa prej të cilave i përkasin punës së KSh-së, gjegjësisht organizimit të brendshëm të këtij institucioni, problemet me listat zgjedhore si dhe tejkalimi i disa afateve konkrete ligjore.

Në raport gjithashtu zë vend edhe fushata zgjedhore e partive politike, me ç’rast, mes tjerash, thuhet se VMRO-DPMNE-ja ka zhvilluar fushatë me retorikë negative në raste të caktuara. Në raport gjithashtu theksohet edhe pavarësia e mediave. Rekomandimet e theksuara në raport kanë për qëllim që të përmirësojnë zbatimin e zgjedhjeve në Maqedoni.