Florida, avioni rrëzohet mbi shtëpi, tre të vdekur

28.02.2017 19:52

Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar.....

Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar, kur një avion u rrëzua mbi shtëpi në Florida të ShBA-ve.

Avioni i vogël, model Cessna 310, u rrëzua në një lagje në lindje të një aeroporti lokal, duke shkaktuar zjarr në disa shtëpi, pak pasi ishte ngritur në fluturim nga “Riverside Municipal Airport” për në San Jose.

Sipas një prej të mbijetuarve, avioni kishte pesë persona në bord, të cilët po ktheheshin nga një konferencë në Disney Land.

Në vendngjarje arritën menjëherë ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve, por për fat të mirë, edhe pse avioni ka rënë mbi dy shtëpi dhe është përfshirë nga flakët, në të dyja shtëpitë për momentin nuk ka pasur njeri.