“Viz Air”, linja ajrore drejt Maltës, Italisë dhe Suedisë
Prej korrikut, kompania me buxhet të ulët “Viz er” vendos linja të reja ajrore...

Prej korrikut, kompania me buxhet të ulët “Viz er” vendos linja të reja ajrore nga Shkupi drejt Maltës, Romës dhe Vaksjos në Suedi.
Shitja e biletave për tri linjat e reja fillon sot, në faqen e internetit të kompanisë, me çmime prej 1.799 denarë. Të gjitha rezervimet e bëra në cilëndo prej 27 destinacioneve nga Shkupi sot deri në mesnatë do të jenë zbritje speciale prej 20 për qind, me çka “Viz er” shënon tre milionë pasagjerë të transportuar për linjat me tarifa të ulëta nga Maqedonia dhe drejt Maqedonisë.
Nga Kompania paralajmërojnë vendosjen edhe të një avionic të 4, që është investim prej 99 milionë euro shtesë në Maqedoni dhe mundësi për hapjen e vendeve të drejtpërdrejta të punës. Me këtë paralajmëron se numri i përgjithshëm i punësimeve të drejtpërdrejta të “Viz er” në Shkup do të arrijë 150. Krahas linjave të reja, fluturimet nga Shkupi drejt Ajnd-hovenit, Brukselit, Munihut, dhe Kopenhagës, do të rriten me deri në tre fluturime në javë, fluturimet nga Shkupi drejt Malmos dhe Milhausit do të qarkullojë çdo ditë.
Alper Ersoj, drejtor gjeneral i TAV Maqedoni, pret interes të madh për linjat e reja ajrore. Ministri i Transportit, Vllado Misajllovski thotë se vitin e kaluar 1,8 milionë pasagjerë rekord të cilët kanë kaluar përmes dy aeroporteve, gjithashtu u arrit numër rekord me mbi 30 linja në dispozicion.
