Botë

Tërmet me intensitet prej 4,1 ballësh sipas Rihterit e goditi ishullin Kefalonia

01.03.2017 10:15

Tërmet me intensitet prej 4,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar dy minuta pas mesnate...

Tërmet me intensitet prej 4,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar dy minuta pas mesnate, sipas kohës lokale, në rajonin detar në jugperëndim të ishullit Kefalonia dhe veriperëndim nga ishulli Zakintos në Detin Jon, njoftoi Instituti Sizmologjik në Athinë.
 
Epiqendra e tërmetit ndodhet në 43 kilometra në jugperëndim të qytezës Argostoli në thellësi prej shtatë kilometrash.
 
Nuk ka të dhëna për dëme materiale apo viktima./mia