Nuri Seferi kampion i ri i Evropës në WBO
Boksieri shqiptar i kategorisë kruzer, Nuri Seferi, të premten mbrëma ka mposhtur hungarezin Tamas Lodi për titullin WBO Europe. Seferi ka rikthyer këtë titull të cilin e ka mbajtur edhe dy vjet më parë……..

Boksieri i mirënjohur nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi fitoi titullin Evropian në kategorinë WBO, përballë hungarezit Tamas Lodi.
Ndeshja u vendos me anë të pikëve pas 12 raundesh.Përndryshe lufta për titullin Evropian u zhvillua në palestrën sportive në Hamburg të Gjermanisë, në prani të qindra tifozëve shqiptar.
Tajsoni shqiptar ka dominuar gjatë gjithë meçit, duke i dhënë disa goditje të forta Lodit dhe në fund fitorja me meritë i ka takuar Seferit, që mbrëmë ishte në rolin e sfiduesit. Seferi, pas këtij titulli ka thënë se synon të bëhet edhe kampion i botës.
Për boksierin shqiptar kjo ishte përballja e 42-të në boksin profesionist. Prej tyre, ai ka fituar 35 meçe (20 KO) dhe ka 6 i ka humbur. Kundërshtari i tij në këtë ndeshje, Lodin kishte 13 fitore (11 KO), 1 humbje dhe një barazim.