Botë
Koreja Jugore dhe SHBA-ja e filluan stërvitjen ushtarake vjetore
01.03.2017 11:39
Forcat koreanojugore dhe amerikane e filluan sot stërvitjen ushtarake vjetore, ndërsa lideri i Koresë Veriore Kim Xhong-un...

Forcat koreanojugore dhe amerikane e filluan sot stërvitjen ushtarake vjetore, ndërsa lideri i Koresë Veriore Kim Xhong-un i urdhëroi forcat e tij që të përgatiten për "sulm të pamëshirshëm ndaj armikut".
Stërvitjet çdoherë sjellin deri në rritje të tensioneve të Gadishullit të ndarë korean, ndërsa këtë vit filluan pasi Koreja e Veriut kreu provë të raketës balistike dhe vrasje me gaz nervor të gjysmëvëllait të Kim Xhong-un, Kim Xhong-nam në Malajzi.
Numri i ushtarëve, të cilët marrin pjesë në stërvitje është i ngjashëm me numrin nga viti paraprak, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë amerikane.
Në stërvitjet ushtarake të dy vendeve vjet kanë marrë pjesë 300 mijë ushtarë të Koresë Jugore dhe 17 mijë të SHBA-së./mia
