Maqedoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Formoni qeverinë pa vonesa shtesë

01.03.2017 12:21

Bashkë me aleatët tanë, NATO-n dhe BE-në, Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur me kujdes procesin e formimit të qeverisë në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit...

ShBA-të ftojnë liderët në Maqedoni në formimin e një qeverie të re, pa vonesa të mëtejshme, duke respektuar kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për t’ju bashkangjitur BE-së dhe NATO-s.
 
Formimi i qeverisë së re, që do të jetë e përkushtuar në sundimin e shtetit ligjor dhe implementimin e reformave të nevojshme, do të ndihmojë që t’i jepet fund krizës politike që ka penguar demokracinë në vend, zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.
 
Shtetet e Bashkuara ftojnë të gjitha partitë që të venë interesin e Maqedonisë dhe të qytetarëve mbi gjithçka tjetër dhe të implementojnë në tërësi gjithçka për të cilën janë angazhuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës.