UEFA dënon rëndë Manchester City dhe PSG
Manchester City është dënuar me 49 milionë funte si dhe do të mund të grumbulloj vetëm 21 lojtarë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi që shkeli rregullat e UEFA-së për financa…..

Më në fund gjoba vjen. Dy klubet milionere, Mançester Siti dhe PSG janë gjobitur nga Uefa pasi kanë shkelur rregullat financiare në merkaton që kanë zhvilluar.
Këto dy klube njihen si dy gjigandë kur bëhet fjalë për merkato pasi kanë shpenzuar shuma marramëndëse për të afruar në ekip lojtarë nga më cilësorët në rolin e tyre.
Paralajmërimi erdhi para disa javësh por ditën e sotme ka erdhur dhe zyrtarizimi. Siti dhe PSG janë të detyruara t’i paguajnë institucionit të të futbollit europian, nga 60 milion euro secili. Afati që këto klube të shkyejnë gjobën është 6 muaj, dhe nëse nuk shlyejne detyrimin brenda kësaj kohe, Uefa do të marrë masa.
Gjobë kanë rrezikuar dhe dy ekipet e tjera, Zenit dhe Gallatasaraji, por ia kanë hedhur më së miri. Tani numri i blerjeve në merkato për këto dy ekipe Sitin dhe PSG-në, do të jetë i limituar.