MATURANTËT

Matura një moment i rëndësishëm në jetën e çdo adoleshenti

17.05.2014 18:51

Maturantët thonë se çastet e kaluara me shoqërinë, çdoherë do mbeten kujtim i këndshëm i jetës se tyre,ndërsa secili mundohet te duket sa më bukur për këtë mbrëmje………

Mbrëmja e maturës është një moment i rëndësishëm në jetën e çdo adoleshenti. Emocionet, perzgjedhja e veshjeve solemne, grimi për vajzat janë pjesë përbërëse e kësaj nate te veçante.

Sipas maturantëve këtë vit çmimet jane solide 1500 denarë për festimin e kësaj mbrëmjeje. Maturantët thonë se çastet e kaluara me shoqërinë, çdoherë do mbeten kujtim i këndshëm i jetës se tyre,ndërsa secili mundohet te duket sa më bukur për këtë mbrëmje.

"Çmimi është 1500 denarë dhe mendoj se secili ka perzgjedh garderobën të duket më bukur se tjetri”.

“Çmimi është 1500 denarë, mendoj se eshte i volitshëm për të gjithë do të na argetojë Aziz Murati besoj se do kalojmë mire” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

“Sa u perket  pijeve alkoolike në shkollën tonë ka gjatë kohë që pijet alkoolike në restorane nuk lejohen, poashtu ne do jemi me nxenësit dhe nuk do lejojmë te ndodhin gjëra te pakëndshme” – tha arsimtari i SH.F Adem Jashari.

“Të mos ndodh ndonjë ekces të mos futet dikush prej jashtë nuk është alkoooli por edhe gjëra të tjera, besoj se nuk do të ndodh tek ne, sepse kemi përvoje shumvjecare dhe do te jetë cdo gjë ne rregull” – tha Drejtori i SH.F Adem Jashari, Halil Palloshi.

Edhe semimaturantët presin me padurim këtë mbrëmje dhe janë të kënaqur nga cmimi i dakorduar për këtë  mbrëmje.

“Kjo mbrëmje për neve është shumë domethënëse sepse kemi kaluar tetë vite bashkë,mbremjen e matures do e festojmë te Kalabria ,ne kemi  zgjedhur edhe garderobën”.

“Kemi zgjedhur veshjen tonë, secili dëshiron te duket më bukur ne nuk do konsumojmë pije alkoolike sepse ende jemi fëmije”.

“Çmimin nuk eshte i larte 550 denarë është pagesa për mbremjen e matures menyja do te jete e mire”.

“Shpresojmë që mbremja e matures te jete një mbremje gazmore per sigurinë tone përkujdeset edhe policia”.

Për sigurinë e nxënësve do të përkujdesen pjestarët  e policisë të cilët paralajmerojnë dënime për maturantet qe vozisin në gjendje të dehur dhe ata qe nuk posedojnë patent shoferi. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)