Lëvizja “Besa”: BDI akuzon për të mbuluar 15 vjet dështime
Akuzat e shefit të kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubit, ndaj Lëvizje “Besa”.....

Akuzat e shefit të kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubit, ndaj Lëvizje “Besa”, se përveç që ka bojkotuar takimet e përbashkëta të partive politike shqiptare, vazhdon të bojkotojë edhe zbatimin e deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga tre subjektet shqiptare, Lëvizja “Besa” i vlerëson si gënjeshtra.
BDI akuzon të tjerët për të amnistuar veten nga 15 vite dështim në skenën politike shqiptare, thonë nga “Besa”.
“Sa e pakëndshme ka qenë BDI për shqiptarët e Maqedonisë gjatë 15 viteve të kaluara, këtë e pamë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, kur ato u përgjysmuan. Me këtë ka filluar fundi i episodit më të hidhur të shqiptarëve të Maqedonisë pas pavarësisë së shtetit. Jemi shprehur disa herë se e mbështesim deklaratën dhe do të vazhdojmë të mbështesim bile edhe atëherë kur do ta bllokojë BDI-ja”,- deklaroi zëdhënësi i Lëvizjes “Besa”, Orhan Murtezani.
Nga Lëvizja “Besa” thonë se edhe pse atë nuk e pranojnë që të ulen në tavolinë të përbashkët me përfaqësuesit e BDI-së, nga partia e integristëve asnjëherë zyrtarisht nuk i kanë ftuar në takim. (Sanije Duraku, TVM2)
