ARM, 23 vjet regjimenti për operacione speciale

01.03.2017 18:14

Me defile ushtarake u shënua 23 vjetori i themelimit të regjimentit...

Me defile ushtarake u shënua 23 vjetori i themelimit të regjimentit për operacione speciale të ARM-së.

Kjo njësi ka dhënë kontribut si në vend, por gjithashtu edhe në sfidat ndërkombëtare. Në kohë të pranisë së tyre në luftërat në Irak dhe në Afganistan, pjesëtarët për operacione speciale kanë marrë nota të larta nga NATO-ja, vendet e Aleancës dhe nga ShBA-të. 

“Batalioni për operacione speciale përfaqëson bërthamën kryesore për formimin e detashmentit për qëllime speciale, ndërsa më pas edhe të regjimentit për operacione speciale. Duke e shkruar historinë e ARM-së, ujqit e Maqedonisë dhe renxherët kanë dhënë kontribut në ndërtimin e sistemit modern të trajnimit të ushtrisë dhe ndërtimin e kapaciteteve për luftë kundër kërcënimeve globale”,- u shpreh komandanti i regjimentit për operacione speciale, Orce Jordev.

“Standardet e larta të krijuara në trajnimet dhe sukseset në misione, e kanë bërë njësinë speciale të njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, për çka mjaftueshëm flet respekti të cilin e gëzoni në plan ndërkombëtar”,- tha zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm, Muhamed Racaj.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Jolevski, është bërë prosperitet në kushtet e këtij regjimenti, ndërsa vitin e fundit është punuar në modernizimin me pajisje dhe vetura të reja.

“Kemi bërë ndryshim të rregullores për t’u dhënë mundësi kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u bërë pjesë e njësisë speciale të ARM-së. Regjimenti është pjesë e procesit të modernizimit të Armatës edhe atë me pajisje personale dhe vetura”,- theksoi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Njësia speciale të ARM-së është formuar më 1 mars para 23 vitesh, më pas njësia është transformuar në regjiment për operacione speciale, e përbërë nga batalioni për qëllime speciale “Ujqit” dhe Batalioni i “Renxherëve”. (Ersan Pajaziti, TVM2)