TURQI

Në Soma të Turqisë humbën jetën 301 minatorë

17.05.2014 18:56

Numri i të vdekurve si rezultat i shpërthimit të para disa ditëve në një minierë në Turqi, ka arritur në 301 persona……

Numri i të vdekurve si rezultat i shpërthimit të para disa ditëve në një minierë në Turqi, ka arritur në 301 persona.

Ekipet e shpëtimit gjatë ditës së sotme i kanë përfunduar kërkimet pasi që i kanë gjetur dy trupa të minatorëve, që besohet se janë viktimat e fundit të tragjedisë së 13 majit.

Ministri i Energjisë, Taner Yildiz, ka njoftuar se numri i viktimave ka arritur në 301 derisa nga tragjedia kanë shpëtuar 485 minatorë të tjerë. Si rezultat i tragjedisë, ka pasur protesta të shuma të mbarë Turqinë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë më presion, për ti shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur më 16 maj, në Soma qytetin ku ka ndodhur tragjedia.