“Hekurudhat e Maqedonisë”, paguhet rata e parë e janarit, greva nuk ndalet
01.03.2017 18:33
Ende nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”....

Ende nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”, edhe pse tashmë u lëshua rata e parë e rrogës së janarit.
Për shkak të protestës së të punësuarve në “Hekurudhat e Maqedonisë”, 15 ditë tërësisht është ndërprerë qarkullimi i mallrave dhe i udhëtarëve.
Ud. drejtor i “Hekurudhave të Maqedonisë- Transporti”, Igor Korunoski, apeloi që të punësuarit të fillojnë me punë, duke theksuar se vetëm kështu do të mund të faturohen paratë për pagën përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
