Menduh Thaçi: Nuk marrim pjesë në këtë “teatër nacional”
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka kritikuar atë që e ka cilësuar si politikë virtuale dhe teatër nacional që po zhvillohet kohëve të fundit, me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet...

Në takimin me Ambasadorin e Suedisë në vend, Mats Stafanson, Thaçi tha se po dëshmohet që PDSh është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të marrë pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformave të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.
Thaçi konstatoi se avancimi i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit të shtetit, reformat e mirëfillta, si dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë konsensuale me parlament dydhomash.
