BESA: Ivanov shkelësi më i madh i kushtetutës

01.03.2017 20:12

Presidenti Gjoge Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës....

Presidenti Gjoge Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA. 

Kjo parti i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që ta kenë parasysh se vendimi I sotwm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i fton që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik.

“Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe maturi, si dhe për kujdes të veçantë. Kjo që ndodhi sot është edhe një argument më shumë se shpëtimi i vetëm këtij vendi është RIDEFINIMI i tij konform realitetit multientik të vendit” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA.