“Aleanca për Shqiptarët”, deklarata e shqiptarëve, nuk cënon shtetin

01.03.2017 20:29

“Deklarata e partive shqiptare” nuk e cënon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike....

“Deklarata e partive shqiptare” nuk e cënon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.

Deklarata e partive shqiptare” në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm. Së shpejti do të vendosim themelet e shtetit ligjor, barazisë mes të gjithë etniteteve dhe do të punojmë pareshtur për progres socio-ekonomik. Këto janë standarde evropiane dhe interes strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës!” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.