Hahn: Respektoni shumicën parlamentare
01.03.2017 20:34
Komisari për zgjerim Johanes Hahn kërkon që të gjithë liderët....

Komisari për zgjerim Johanes Hahn kërkon që të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Në një koment në rrjetin social Tuiter Hahn thotë: “se në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”.
