Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-së: Nëse rrisni shpenzimet ushtarake…

01.03.2017 21:02

Moska paralajmëron se do të kundërpërgjigjet, nëse Shtetet e Bashkuara miratojnë planin e ri ushtarak....

Moska paralajmëron se do të kundërpërgjigjet, nëse Shtetet e Bashkuara miratojnë planin e ri ushtarak me shpenzime record të rritjes prej 54 miliardë dollarësh deri në 2018-ën.

Drejtuesi i Komisionit për Punët e Jashtme në dhomën e ulët të parlamentit rus Leonid Slutski, tha se aktualisht bëhet fjalë thjeshtë për një retorikë.

Por paralajmëroi reagimin e Moskës sapo Uashingtoni të miratojë planin për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Vetëm pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara shqetësuan Rusinë me planin e tyre për shtimin e arsenalit bërthamor. Këto zhvillime duket se e kanë shuar një herë e përgjithmonë dyshimin se Donald Tramp do të kishte një politikë më miqësore ndaj Moskës, në dallim nga administrata pararendëse e Barak Obamës.