Vazhdojnë protestat, ofendime ndaj shqiptarëve, Ivanov shpallet hero

01.03.2017 21:10

Kanë vazhduar protetsat në qytete të ndryshme të Maqedonisë....

Kanë vazhduar protetsat në qytete të ndryshme të Maqedonisë. Protestuesit u mblodhën para godinës së Qeverisë për të vazhduar marshin drejtë Kuvendit, ku edhe përfundoi protesta pa ndonjë incident.

Protesta  u shoqërua me shumë fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve si dhe partive politike të cilat negociuan në realizmin e platformës së përbashkët shqiptare. Presidenti Ivanov u deklarua si hero i Maqedonisë nga protestuesit pas vendimit të tij.

“Kerkoj tani me një aplauz ta përshendesim herojin e RM. Ai është presidenti i RM, Gorgje Ivanov. Ky potez i tij do të ketë eho edhe në 100 vitet e ardhshme. Ai ju  tha jo atyrë që deshën ta varrosin RM. Ata u thiren se po luftojnë për jetë në Maqedoni a luftojnë për vdekjen e Maqedonisë”.

“E faleminderojmë presidentin e republikës zotin Gjorge Ivanov, I cili respektoi ligjet dhe kushtetutën e RM si dhe kërkesat tona, kjo është dita e 3 e protestave dhe fitorja jonë e parë”.

“Nuk do të lejojmë të jemi të kushtëzuar me platforma të huaja, nuk do të lejojmë dikush në dere të vogël të na shtyejë dicka  të cilën ne qytetarët në zgjedhje nuk I kemi votuar”

“Bashkëqytetarët tanë shqiptarë me 20 %, nuk e di se a janë edhe 20 % kërkuan të jemi të barabartë, paramendoni të ishin 40 % qka do të kërkonin atëhere, si nuk ju vjen turp që me 20 % këkrojnë të jenë me ne të barabartë” – thanë disa nga protestuesit e intervistuar.

Edhe pse Nga VMRO vazhdimisht mohojnë zërat se ato qëndrojnë pas protestave edhe sot në protestë kanë marrë pjesë disa zyrtare të lartë të kësaj partie . Ambasadat e huaja në vend,  përmes faqeve të tyre në internet paralajmërojnë qytetarët e tyre se Maqedonia është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar, ndërsa turistët që ndodhen aktualisht i këshillojnë të jenë shumë të kujdesshëm dhe vigjilent.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet edhe pse u tha se protestat do të ishin të qeta situata mund të eskalojë në dhunë.Edhe ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Hollandës iu bëjnë thirrje shtetasve të vet të shmangin protestat dhe udhëtimet në Maqedoni. (Gazmend Kurtishi, TVM2)