Botë
Greqi: Një anije me 85 migrantë ilegalë është gjetur në afërsi të Pilosit
02.03.2017 09:47
Mbrëmë gjatë një operacioni të autoriteteve portuale greke, në jugperëndim të Pilos është gjetur një anije me 85 emigrantë ilegalë...

Mbrëmë gjatë një operacioni të autoriteteve portuale greke, në jugperëndim të Pilos është gjetur një anije me 85 emigrantë ilegalë, shkruan gazeta "Vima".
Të gjithë emigrantët janë dërguar me një anije tjetër deri te porti Kalamata.
Konsiderohet se një nga emigrantët i ka telefonuar policisë në Kalamata dhe ka theksuar se ka problem me anijen.
Autoritetet portuale janë njoftuar dhe kanë ndërmarrë aksion për gjetjen e anijes./mia
