Maqedoni

VMRO-DPMNE: platforma nga Tirana, ridefinim i shtetit

02.03.2017 12:22

E përafërt me qëndrimet e presidentit Ivanov ishte partia që e kandidoi atë për president, VMRO-DPMNE...

Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i platformës nga Tirana do të thotë ridefinim i plotë i Republikës së Maqedonisë, shndërrimi i saj nga shteti multietnik në binacional, i cili në fazat e vona do të federalizohet, kantonizohet dhe ndahet.

"VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë realizim të skenarit të tillë, i cili është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale, dhe do të qëndrojë në anën e popullit, i cili në zgjedhje votoi për platformën nga Tirana. Në të kundërtën, shumica e qytetarëve e mbështetën programin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Për në Maqedoni më të mirë” dhe VMRO-ja ka për obligim ndaj votuesve ta respektojë dëshirën e tyre",- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, e cila riafirmon gatishmërinë për mbështetje të qeverisë së LSDM-së, përderisa partia e hedh poshtë platformën e partive shqiptare.