Maqedoni
Zaev: vendimi i Ivanovit, paraqet grushtshtet
02.03.2017 12:30
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, e quajti vendimin e presidentit grushtet...

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, e quajti vendimin e presidentit grushtet.
“Ivanov krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit, duke u vënë edhe një herë në shërbim të Gruevskit”,- tha Zaev, duke paralajmëruar se LSDM nuk do të lejojë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit.
Zaev i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve.
