Maqedoni
Bejli: Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë
02.03.2017 13:25
Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, në twiter është shprehur i shqetësuar për gjendjen politike në vend...

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, në twiter është shprehur i shqetësuar për gjendjen politike në vend.
"Pajtohem me komisarin Han. Jam i shqetësuar se Maqedonia largohet nga parimet e demokracisë dhe të qeverisjes të së drejtës, që janë vlerat themelore të NATO-s",- shkroi Bejli lidhur me fjalimin e djeshëm të presidentit maqedonas.
