KANCERI

Fushatë për diagnosifikimin e hershëm të kancerit

17.05.2014 19:07

Ngjarja qendrore u zhvillua në Parkun e qytetit në Shkup dhe mbështetjen në këtë fushatë dhane më shumë se 1.500 pjesëmarrës të cilët duke ecur tre kilometra dërguan porosi për rëndësinë e diagnozifikimit të hershëm………

Ngritja e vetëdijes tek popullata për kancerin e gjiut si sëmundje potencialisht e shërueshme  ëshë qëllimi  fushatës  "Pëprara ngjyra rozë 2014 - hapa kundër kancerit të gjirit",të cilën për herë të gjashtë e organizon Shoqata Borka- Për çdo dit të re në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni.

Ngjarja qendrore u  zhvillua në Parkun e qytetit në Shkup dhe mbështetjen në këtë fushatë dhane më shumë se 1.500 pjesëmarrës të cilët duke ecur tre kilometra dërguan porosi për rëndësinë e diagnozifikimit të hershëm dhe mbështetjes së pacientëve si parakusht bazë për fitoren ndaj  kancerit të gjirit.

Sipas të dhënave nga Agjensia ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit, në vitin 2012 në Maqedoni janë regjistuar 1152 raste të reja nga kanceri i gjirit prej të cilëve 400 kanë humbur luften për jetë.

“Ne në të vërtetë japim përkrahje për familjet dhe shoket e të sëmurëve nga kanceri në gji,një faleminderim edhe tek mjekët dhe motrat medicinale, të cilët të përkushtuar cdo dit luftojnë sëbashku me pacientët e tyre.Përkrahjen më të madhe japim për ata që për momentin ballafaqohen me këtë semundje.Të ju ndihmojmë të kalojnë këtë periudhe dhe të dalin fitimtarë të vertetë” – tha Maja Ivanova-Bashkëshorte e Kryetarit të shtetit.

“Çdo vit hapërojmë sëbashku me të gjith ata të cileve i është e nevojshme përkrahja por edhe për të gjith ata që duhet të ngrisin vetedijen për nevojën e diagnostifikimit të hershem dhe marrjen e aktiviteteve preventive” – deklaroi Ministrja e punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Nga kjo shoqatë thonë se do të vazhdojnë të japin përkrahjen e nevoshme që të luftohet kanceri i gjirit. (Florije Kamberi, TVM2)