Rama: I dashur president, pa shqiptarët s’ka Maqedoni
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ka reaguar kundër qëndrimit...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ka reaguar ndaj vendimit të presidentit të Maqedonisë, Ivanov.
"Zoti Ivanov, gjuha shqipe nuk është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i dashur president!”,- shkruan Rama.
Basha: Qëndrimi i Ivanovit, një akt i diskriminimit etnik
Ngjashëm shprehet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili thekson se qëndrimi i presidentit, Gjeorge Ivanov, është një akt diskriminimi etnik në këtë shtet. “Stabiliteti dhe rruga e integrimit të Maqedonisë cenohet rëndë nga akte të tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhësisë emancipon Maqedoninë nga ngërçet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapësirën e lirisë duke forcuar kështu vetë themelet e saj. Rikonfirmoj mbështetjen për Platformën Shqiptare dhe ju kërkoj partive politike shqiptare në Maqedoni të veprojnë të bashkuara në mbështetje të të drejtave legjitime të shqiptarëve atje”,- thekson Basha. (Luljeta Ndoka, TVM2)
