Maqedoni

Thaçi: Ivanov, me qasje armiqësore dhe antishqiptare

02.03.2017 14:06

Lidhur me fjalimin e djeshëm të Ivanovit ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lidhur me fjalimin e djeshëm të Ivanovit ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet politike në Maqedoni.

Ai ka qenë më i ashpër në reagimin e tij, duke theksuar: ”Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptarëve, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit”,- u shpreh Thaçi.

Thaçi përkujton se  shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe se Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. ”Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë.  Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”,- ka shkruar Thaçi në Facebook. (Luljeta Ndoka, TVM2)