Botë

Të paktën 11 viktima gjatë një shpërthimi në një minierë në Ukrainë

02.03.2017 15:36

Të paktën 11 minatorë e humbën jetën sot gjatë shpërthimit të metanit në një minierë për qymyr...

Të paktën 11 minatorë e humbën jetën sot gjatë shpërthimit të metanit në një minierë për qymyr në rajonin perëndimor ukrainas Lavov, njoftoi TAS.
 
Kryetari i Konfederatës së sindikatave të lira të Ukrainës, Oleksandar Volinec në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se incidenti ka ndodhur në minierën "Stepova".
 
Shërbimi ukrainas për situata të jashtëzakonshme paraprakisht njoftoi se gjatë shpërthimit e kanë humbur jetën tetë minatorë, gjashtë janë lënduar, ndërsa 20 tjerë konsiderohen për të zhdukur.
 
Shpërthimi ka ndodhur në orën 12:46 sipas kohës lokale (11:46 sipas kohës së Evropës së Mesme), në thellësi prej rreth 550 metra nën sipërfaqen e tokës.
 
Gjatë shpërthimit në minierë ka pasur gjithsej 172 minatorë, prej të cilëve 34 gjenden në rajonin e incidentit.
 
Shkaqet për shpërthimit tani për tani nuk dihen./mia