Botë
Erdogan: Situata e jashtëzakonshme vazhdon
02.03.2017 16:00
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi se situata e jashtëzakonshme, dekretet qeveritare dhe dëbimi i personelit nga puna...

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi se situata e jashtëzakonshme, dekretet qeveritare dhe dëbimi i personelit nga puna, që janë të lidhur me grusht shtetin e parandaluar në korrik të vitit të kaluar, do të vazhdojnë derisa "situata nuk qetësohet", njoftoi televizioni "NTV".
Situata e jashtëzakonshme është vendosur pas puçit të pasuksesshëm më 15 korrik të vitit të kaluar, ndërsa për shkak kësaj, Qeveria turke ka të drejtë ta anashkalojë Parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe t'i shfuqizojë të drejtat dhe liritë kur do të vlerësojë se kjo nevojitet.
Turqinë e pret edhe referendumi më 16 prill, ku do të votohet për rritje të konsiderueshme të autorizimeve presidenciale./mia
